Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN “PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB”, PËR PROJEKTIN E DYTË TË REHABILITIMIT TË UJITJES

Ligji nr. 8819, datë 27 shtator 2001, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8819
Data e miratimit
27 shtator 2001
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 26 tetor 2001
Hyn në fuqi
10 nëntor 2001
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2001-10-26

LIGJ

Nr. 8819, datë 27.9.2001

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN “PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB”, PËR PROJEKTIN E DYTË TË REHABILITIMIT TË UJITJES”

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Kuvajtian “Për zhvillimin ekonomik arab” për projektin e dytë të rehabilitimit të ujitjes”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 3114, datë 3.10.2001 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJA

E HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB

PROJEKTI I DYTË I REHABILITIMIT TË UJITJES

(FAZA II)

Marrëveshja e datës 5.2.2001 midis Republikës së Shqipërisë (e quajtur këtej e tutje Huamarrësi) përfaqësuar nga Qeveria e Shqipërisë nga njëra anë dhe Fondit Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (i quajtur këtej e tutje Fondi) nga ana tjetër.

Huamarrësi i kërkuar Fondit ta ndihmojë në financimin e Projektit të Dytë të Rehabilitimit të Ujitjes të përshkruar në listën 2 të kësaj Marrëveshjeje (i quajtur këtej e tutje Projekt);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.