PËR STATUSIN E TRASHËGIMTARËVE TË ISH-FAMILJES MBRETËRORE
Ligji nr. 9063, datë 8 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9063
- Data e miratimit
- 8 maj 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 19 qershor 2003
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2003-06-19
LIGJ
Nr.9063, 8.5.2003
PËR STATUSIN E TRASHËGIMTARËVE TË ISH-FAMILJES MBRETËRORE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetu tës, me propozimin e një
grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në këtë ligj, me ish-Familje Mbr etërore kuptohet familja e trashëgimtarëve të ish-Mbretit Zog
I dhe ish-Mbretëreshës Geraldinë, duke përfshirë edhe pasardhësit e tyre.
Neni 2
Trashëgimtarët e ish-Familjes Mbretërore kanë të drejtë të disponojnë dhe të përdorin pronat e
tyre, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, si dhe të ligjeve të tjera në
fuqi.
Neni 3
Trashëgimtarët e familjes së ish-Mbretit Zog I kanë të drejtë të mbajnë koleksione të
ndryshme, të konsideruara pro në private, pas i ato të jenë re g j istruar më parë në organet shtetërore
përkatëse, në përputhje me rregullat ligjore në fuqi.
Neni 4
Statusi dhe trajtimi protokollar i trashëgimtarëve të ish-Famil jes Mbretërore përcaktohet me
vendim të Këshillit të Ministrave, sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 5
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 1, 3 dhe 4 të
këtij ligji.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3829, datë 2.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.