PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8039, DATË 23.11.1995, NR.8074, DATË 22.2.1996, NR.8112, DATË 23.3.1996 DHE NR.8767, DATË 5.4.2001
Ligji nr. 9064, datë 8 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9064
- Data e miratimit
- 8 maj 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 19 qershor 2003
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2003-06-19
LIGJ
Nr.9064, datë 8.5.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR
PROKURIMIN PUBLIK”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8039, DATË 23.11.1995, NR.8074,
DATË 22.2.1996, NR.8112, DATË 23.3.1996 DHE NR.8767, DATË 5.4.2001
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, ndryshuar me ligjet nr.8039, datë
23.11.1995, nr.8074, datë 22.2.1996, nr.8112, datë 23.3.1996 dhe nr.8767, datë 5.4.2001, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 “Përkufizime”, pas termit “shërbime” shtohet termi:
““Shërbimet këshillimore” janë shërbimet e këshillimit me natyrë intelektuale”.
Neni 2
Në nenin 8 “Agjencia e Prokurimit Publik” bëhen këto ndryshime:
- Pika (1) ndryshohet si më poshtë:
" (1) Agjencia e Prokurimit Publik është organ qendror, person juridik, publik, buxhetor, në
varësi të Kryeministrit.".
- Shkronja "gj" e pikës (2) ndryshohet si më poshtë:
(gj) Përgatit dhe shpall Regjistrin Qendror të Parashikimeve të Prokurimeve dhe Regjistrin
Qendror të Realizimit të Prokurimeve. ".
- Në pikën (3) pas fjalës "emërohet" shtohet fjala" lirohet".
- Në pikat (3) dhe (4) emërtimi "Kryetari i Këshillit të Ministrave " ndryshohet dhe bëhet
"Kryeministri".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.