PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8500, DATË 10.6.2000
Ligji nr. 9061, datë 8 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9061
- Data e miratimit
- 8 maj 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 19 qershor 2003
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2003-06-19
LIGJ
Nr.9061, datë 8.5.2003
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR
PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË
FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”, NDRYSHUAR ME
LIGJIN NR.8500, DATË 10.6.2000
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetu tës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që
kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8500, datë
10.6.2000, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 1 pika 9 bëhen këto ndryshime:
- në shkronjën “a” shtohen fjalët: “Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe Kryetari i Arbitrazhit
të Lartë Shtetëror”;
- në shkronjën “a”, pas fjalëve “këshillave të rretheve” shtohen fjalët “këshillave të qarqeve”;
- në shkronjat “a” dhe “b”, pas fjalëve “institucione qendrore” shtohet fjala “buxhetore”;
- në shkronjat “c” dhe “d”, kudo ku janë përmendur fjalët “funks i o n dhe pagë”, h i qe t f ja l a
“pagë”.
Neni 2
Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Kontributet, që paguajnë personat e punësuar në fondin e siguri mit shtetëror suplementar,
janë:
a) 4 për qind të shumës bruto të listëpagesave për personat e grupit të parë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.