PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA”
Ligji nr. 9060, datë 8 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9060
- Data e miratimit
- 8 maj 2003
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 19 qershor 2003
- Hyn në fuqi
- 4 korrik 2003
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2003-06-19
LIGJ
Nr.9060, datë 8.5.2003
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE ZYRTARE TË HUAJA”
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve zyrtare të huaja”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3827, datë 2.6.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
KONVENTA
PËR HEQJEN E KËRKESËS PËR LEGALIZIM TË DOKUMENTEVE ZYRTARE
TË HUAJA (5 TETOR 1961)
Shtetet Palë në këtë Konventë,
me dëshirën për të hequr kërkesën për legalizim diplomatik dhe konsullor të dokumenteve zyrtare të huaja,
vendosën të hartojnë këtë Konventë duke rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Kjo Konventë zbatohet për dokumentet zyrtare që ekzekutohen në territorin e një Shteti Palë dhe lëshohen (prodhohen) në territorin e një Shteti tjetër Palë.
Në kuptim të kësaj Konvente konsiderohen zyrtare:
a) dokumentet e lëshuara nga një autoritet ose funksionar i lidhur me gjyqësorin e shtetit, përfshi edhe dokumentet e lëshuara nga prokuroritë, sekretaritë e gjykatave dhe zyrat përmbarimore;
b) dokumentet administrative;
c) aktet noteriale;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.