Ligj

PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9069, datë 15 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9069
Data e miratimit
15 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 25 qershor 2003
Hyn në fuqi
10 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2003-06-25

LIGJ

Nr.9069, datë 15.5.2003

PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 13 pika 1, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Policia Ushtarake është strukturë e specializuar në përbërje të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ajo është në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ka për mision:

a) ruajtjen e rendit ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë;

b) zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen e veprimtarisë kriminale në Forcat e Armatosura;

c) angazhimin në luftën kundër terrorizmit;

ç) marrjen pjesë në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare;

d) mbrojtjen e pronës shtetërore në administrim dhe përdorim të Forcave të Armatosura nga veprimtari të kundërligjshme.

Neni 2

Veprimtaria e Policisë Ushtarake mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në dispozitat e këtij ligji dhe në legjislacionin në fuqi.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.