Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE PËR VLEFSHMËRINË NDËRKOMBËTARE TË GJYKIMEVE PENALE”

Ligji nr. 9068, datë 15 maj 2003, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9068
Data e miratimit
15 maj 2003
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 25 qershor 2003
Hyn në fuqi
10 korrik 2003
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2003-06-25

LIGJ

Nr.9068, datë 15.5.2003

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE PËR VLEFSHMËRINË NDËRKOMBËTARE TË GJYKIMEVE PENALE”

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 të Kushetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa europiane për vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale”, me rezervat e parashikuara në këtë ligj.

Neni 2

Në përputhje me paragrafin e dytë të nenit 19 të Konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën të kërkojë që kërkesat dhe dokumentet mbështetëse të tyre të shoqërohen me përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.

Neni 3

Në përputhje me paragrafin e parë të nenit 61 të Konventës, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën për të refuzuar:

a) ekzekutimin, nëse vlerëson se vendimi ka lidhje me një vepër penale, fiskale ose fetare (Lidhja I, shkronja "a");

b) ekzekutimin e një dënimi për një akt që, sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, është vetëm përgjegjësi e një autoriteti administrativ (Lidhja I, shkronja "b");

c) ekzekutimin e një gjykimi penal europian, të cilin autoritetet e shtetit kërkues e kanë dhënë në një datë kur, sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, procedimi penal i veprës penale të dënuar nga gjykimi duhet të ishte parashkruar (Lidhja I shkronja "c");

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.