PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 9301, datë 28 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9301
- Data e miratimit
- 28 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 89, 6 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2004-12-06
LIGJ
Nr.9301, datë 28.10.2004
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8977, DATË 12.12.2002 “PËR SISTEMIN E
TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8977, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Pikat 18 të neneve 4, 5 e 9 shfuqizohen.
Neni 2
Në nenin 6 pika 18 bëhen këto ndryshime:
a) paragrafi i parë shfuqizohet;
b) paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Të ardhurat, sipas pikës 17 të këtij neni: taksë për ulje- ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e
tyre në aeroport, përdoren, kryesisht, për mirëmbajtjen dhe modernizimin e aeroportit “Nënë Ter eza”
dhe të aeroporteve të tjera.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2005.
Shpallur me dekretin nr. 4400, datë 17.11.2004, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.