PËR LEGALIZIMIN DHE URBANIZIMIN E ZONAVE INFORMALE
Ligji nr. 9304, datë 28 tetor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9304
- Data e miratimit
- 28 tetor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 90, 9 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 24 dhjetor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2004-12-09
LIGJ
Nr.9304, datë 28.10.2004
PËR LEGALIZIMIN DHE URBANIZIMIN E ZONAVE INFORMALE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt:
a) legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat informale, të përcaktuara sipas procedurave të
këtij ligji;
b) urbanizimin e zonave të zëna nga ndërtimet e banesave pa leje, të emërtuara “informale”,
për integrimin e tyre në zhvillimin territorial e infrastrukturor të vendit dhe përmirësimin e kushteve të
jetesës në to.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për efekt legalizimi dhe urbanizimi në ndërtimet pa leje brenda territorit të
zonës informale, të përfunduara në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji për rastet:
a) që legalizohen në përputhje të plotë me studimin urbanistik të zonës informale të miratuar;
b) që legalizohen pasi ridimensionohen për t’u përshtatur me studimin urbanistik të zonës
informale të miratuar;
c) që prishen, pasi vijnë në kundërshtim me studimin urbanistik të zonës informale të miratuar.
2. Janë objekt legalizimi:
a) ndërtimet e banesave pa leje, duke përfshirë edhe sipërfaqet me funksion jobanimi brenda
tyre;
b) ndërtimet pa leje me funksion arsimor e shëndetësor;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.