Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”

Ligji nr. 9306, datë 4 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9306
Data e miratimit
4 nëntor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 90, 9 dhjetor 2004
Hyn në fuqi
24 dhjetor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 90, datë 2004-12-09

LIGJ

Nr.9306, datë 4.11.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë për ripranimin e personave”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4405, datë 25.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë (të quajtura më poshtë “Palë Kontraktuese”),

me dëshirën për të pasur marrëdhënie miqësore midis të dy shteteve;

të udhëhequr nga qëllimi për të bashkëpunuar në bazë të trajtimit reciprok të çështjes së ripranimit të personave që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e shtetit të palës tjetër kontraktuese;

me dëshirë për të kontribuar në parandalimin e lëvizjes së paligjshme të personave dhe në përputhje me parimet e bashkëpunimit europian, si dhe në përputhje me interesat dypalëshe,

ranë dakord si vijon:

I

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.