PËR PRIVATIZIMIN E AKSIONEVE, PRONË E SHTETIT SHQIPTAR, TË BANKËS SË BASHKUAR TË SHQIPËRISË
Ligji nr. 9314, datë 11 nëntor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 maj 2006.
- Numri
- 9314
- Data e miratimit
- 11 nëntor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 17 dhjetor 2004
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2004-12-17
LIGJ
Nr.9314, datë 11.11.2004
PËR PRIVATIZIMIN E AKSIONEVE, PRONË E SHTETIT SHQIPTAR, TË BANKËS SË
BASHKUAR TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ministria e Financave, me cilësinë e pronarit, lejohet, në emër të shtetit shqiptar, të transferojë
të drejtën e pronësisë nëpërmjet shitjes së 40 për qind të aksioneve të Bankës së Bashkuar të
Shqipërisë.
Neni 2
Aksionet, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, t’u ofrohen për shitje,
fillimisht, aksionerëve të kësaj banke, sipas legjislacionit në fuqi dhe aktit të themelimit të saj.
Neni 3
Transferimi i të drejtës së pronësisë të këtyre aksio neve, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës së
Bashkuar të Shqipërisë, tek aksionerët e kësaj banke të kryhet vetëm pas vlerësimit të çmimit të
aksioneve nga një vlerësues i njohur ndërkombëtar, i përzgjedhur me tender të hapur ndërkombëtar.
Neni 4
1. Nëse shitja e aksioneve, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë nuk
realizohet brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, sipas parashikimeve të nenit 2 të
këtij ligji, Ministria e Financave ka të drejtën t'ia shesë ato, nëpërmjet tenderit të hapur, një investitori
strategjik të njohur në sektorin bankar, i cili ofron garanci financiare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 maj 2006 · 9540 · Për një ndryshim në ligjin nr.9314, datë 11.11.2004 “për privatizimin e aksioneve, pronë e shtetit shqiptar, të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.