Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen “Për privilegjet dhe imunitetet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”

Ligji nr. 9552, datë 5 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9552
Data e miratimit
5 qershor 2006
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 70, 5 korrik 2006
Hyn në fuqi
20 korrik 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2006-07-05

1991

LIGJ

Nr.9552, datë 5.6.2006

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN “PËR PRIVILEGJET

DHE IMUNITETET E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Marrëveshjen “Për privilegjet dhe imunitetet e Gjykatës

Ndërkombëtare Penale”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4932, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA

MBI PRIVILEGJET DHE IMUNITETET E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE

Shtetet Palë të kësaj Marrëveshjeje,

duke mbajtur parasysh Statutin e Romës mbi Gjykatën Ndërkombëtare Penale, të miratuar më 17 korrik

1998 nga Konferenca Diplomatike e Autoriteteve të Plotfuqishëm të Kombeve të Bashkuara, i cili krijoi

Gjykatën Ndërkombëtare Penale me autoritetin për të ushtruar juridiksionin e saj mbi personat për krimet më të

rënda të fushës ndërkombëtare;

duke mbajtur parasysh nenin 4 të Statutit të Romës, i cili parashikon që Gjykata Ndërkombëtare Penale

do të ketë personalitet juridik ndërkombëtar dhe zotësi juridike të tillë sa do të jetë e nevojshme për ushtrimin e

funksioneve dhe përmbushjen e synimeve të saj;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.