Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme” dhe në protokollin e saj
Ligji nr. 9551, datë 5 qershor 2006, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9551
- Data e miratimit
- 5 qershor 2006
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 5 korrik 2006
- Hyn në fuqi
- 20 korrik 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2006-07-05
LIGJ
Nr.9551, datë 5.6.2006
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN “PËR GARANCITË NDËRKOMBËTARE NË PAJISJET E LËVIZSHME” DHE NË PROTOKOLLIN E SAJ
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme”.
Neni 2
Republika e Shqipërisë aderon në Protokollin e Konventës “Për garancitë ndërkombëtare në pajisjet e lëvizshme”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4931, datë 16.6.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTË MBI GARANCITË NDËRKOMBËTARE NË PAJISJET E LËVIZSHME
Shtetet palë në këtë Konventë,
duke ditur nevojën e përftimit dhe përdorimit të pajisjeve me vlerë të madhe ose rëndësi të veçantë ekonomike dhe për të lehtësuar financimin e përftimit dhe përdorimit të këtyre pajisjeve në një mënyrë efikase;
duke njohur avantazhet e financimit bazuar mbi vlera pasurore dhe lisingut për këtë qëllim dhe me dëshirën për të lehtësuar këto lloj veprimesh juridike duke vendosur rregulla të qarta për t’i rregulluar ato;
duke menduar për nevojën e sigurimit që këto interesa në këto pajisje të njihen dhe të mbrohen në mënyrë universale;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.