Ligj Nr.9799 Dt.10.09.2007
Ligji nr. 9799, datë 10 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9799
- Data e miratimit
- 10 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 27 shtator 2007
- Hyn në fuqi
- 12 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2007-09-27
LIGJ
Nr.9799, datë 10.9.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE NË LUFTËN KUNDËR KRIMINALITETIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane në luftën kundër kriminalitetit”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5459, datë 14.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE NË LUFTËN KUNDËR KRIMINALITETIT
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Italiane, më poshtë të quajtura “Palë”:
në respektim reciprok të parimeve të sovranitetit dhe barazisë dhe me qëllim zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ekzistuese midis dy shteteve;
të vetëdijshëm, që fenomenet kriminale që ndiqen penalisht dhe lidhen me kriminalitetin në çdo sektor prekin të dy shtetet, duke vënë në rrezik rendin dhe sigurinë publike, si dhe mirëqenien e pacenueshmërinë fizike të shtetasve të tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.