Ligj Nr.9798 Dt.10.09.2007
Ligji nr. 9798, datë 10 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9798
- Data e miratimit
- 10 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 27 shtator 2007
- Hyn në fuqi
- 12 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2007-09-27
LIGJ
Nr.9798, datë 10.9.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN PËR
SHËRBIMET AJRORE TË PROGRAMUARA”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Këshillit Federal Zviceran për shërbimet ajrore të programuara”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5458, datë 14.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN MBI SHËRBIMET AJRORE TË PROGRAMUARA
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli Federal Zviceran (këtu e tutje të
quajtura “Palët Kontraktuese”):
duke dëshiruar zhvillimin e një sistemi ndërkombëtar aviacioni, të bazuar në konkurrencën e
shoqërive ajrore në treg, me ndërhyrje dhe rregulla shtetërore minimale;
duke dëshiruar lehtësimin e mundësive të përhapjes së shërbimeve ajrore ndërkombëtare;
duke njohur që shërbimet ajrore efikase dhe konkurruese zgjerojnë tregun, mirëqe nien e
konsumatorëve dhe zhvillimin e ekonomisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.