PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË FATURAVE TË PAPAGUARA TË KONSUMIT TË UJIT, QË KONSUMATORËT FAMILJARË DHE JOFAMILJARË KANË NDAJ NDËRMARRJEVE DHE SHOQËRIVE, ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR, TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE
Ligji nr. 9803, datë 13 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9803
- Data e miratimit
- 13 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 27 shtator 2007
- Hyn në fuqi
- 12 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2007-09-27
LIGJ
Nr.9803, datë 13.9.2007
PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË FATURAVE TË PAPAGUARA TË KONSUMIT
TË UJIT, QË KONSUMATORËT FAMILJARË DHE JOFAMILJARË KANË NDAJ
NDËRMARRJEVE DHE SHOQËRIVE, ME KAPITAL TËRËSISHT SHTETËROR, TË
UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Konsumatorëve familjarë dhe jofamiljarë, të cilët deri më datë 31.12.2007 shlyejnë kundrejt
ndërmarrjeve dhe shoqërive, me kapital tërësisht shtetëror, të ujësjellës- kanalizimeve të gjitha
detyrimet e papaguara të faturave të ujit, u falen kamatëvonesat e krijuara deri në datën e hyrjes në
fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5463, datë 19.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.