PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE TË OKB-SË “PËR MBROJTJEN E TË GJITHË PERSONAVE NGA ZHDUKJET ME FORCË”
Ligji nr. 9802, datë 13 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9802
- Data e miratimit
- 13 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 27 shtator 2007
- Hyn në fuqi
- 12 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2007-09-27
LIGJ
Nr.9802, datë 13.9.2007
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRKOMBËTARE TË OKB-SË “PËR MBROJTJEN E TË GJITHË PERSONAVE NGA ZHDUKJET ME FORCË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa Ndërkombëtare e OKB-së “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë”, bërë në Paris më 20 dhjetor 2006.
Neni 2
Në zbatim të nenit 31 të kësaj Konvente, Republika e Shqipërisë deklaron se njeh kompetencën e Komitetit të Zhdukjeve me Forcë, për të pranuar dhe shqyrtuar komunikimet e paraqitura nga personat ose për llogari të personave, në juridiksionin e tij, të cilët ankohen se janë viktima të shkeljes së dispozitave të kësaj Konvente nga shteti shqiptar.
Neni 3
Në zbatim të nenit 32 të kësaj Konvente, Republika e Shqipërisë deklaron se njeh kompetencën e Komitetit të Zhdukjeve me Forcë, për të pranuar dhe shqyrtuar komunikimet, ndërmjet të cilave një shtet palë pretendon se një shtet tjetër palë nuk i përmbush detyrimet e veta, sipas Konventës.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5462, datë 19.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
KONVENTA NDËRKOMBËTARE
E OKB-SË PËR MBROJTJEN E TË GJITHË PERSONAVE
NGA ZHDUKJET ME FORCË
HYRJE
Shtetet Palë të kësaj Konvente:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.