Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9804, datë 13 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9804
Data e miratimit
13 shtator 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 125, 27 shtator 2007
Hyn në fuqi
12 tetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2007-09-27

LIGJ

Nr.9804, datë 13.9.2007

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, pika 7 e nenit

38 ndryshohet si më poshtë:

“7. Tatimpaguesit që kanë gëzuar lehtësi dhe përjashtime, sipas ligjeve nr.8098, datë

28.3.1996 “Për statusin e të verbërit” dhe nr.7811, datë 12.4.1994 “Për miratimin me ndryshime të

dekretit nr.782, datë 22.2.1994 “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve””, të ndryshuar, i

gëzojnë ato, sipas kushteve të parashikuara në këto ligje.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5464, datë 19.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.