PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN “PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK, FINANCIAR DHE HUMANITAR”
Ligji nr. 9801, datë 13 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9801
- Data e miratimit
- 13 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 27 shtator 2007
- Hyn në fuqi
- 12 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2007-09-27
LIGJ
Nr.9801, datë 13.9.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN
“PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK, FINANCIAR DHE HUMANITAR””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran “Për bashkëpunimin teknik, financiar dhe humanitar””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5461, datë 19.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN MBI BASHKËPUNIMIN TEKNIK, FINANCIAR DHE HUMANITAR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli Federal Zviceran (më pas të referuara si dy Qeveritë):
duke iu referuar lidhjeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve;
me dëshirën për forcimin e mëtejshëm të këtyre lidhjeve dhe zhvillimin e një bashkëpunimi teknik dhe financiar të frytshëm ndërmjet të dy vendeve;
duke njohur që zhvillimi i këtij bashkëpunimi teknik dhe financiar do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike dhe në nxitjen e reformave politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.