PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR LEHTËSIMIN E TRANSPORTIT CIVIL JETËSOR NDËRKUFITAR”
Ligji nr. 9805, datë 17 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9805
- Data e miratimit
- 17 shtator 2007
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 129, 3 tetor 2007
- Hyn në fuqi
- 18 tetor 2007
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 129, datë 2007-10-03
LIGJ
Nr.9805, datë 17.9.2007
PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR LEHTËSIMIN E TRANSPORTIT CIVIL JETËSOR NDËRKUFITAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Memorandumi i mirëkuptimit për lehtësimin e transportit civil jetësor ndërkufitar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5465, datë 28.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
PËR LEHTËSIMIN E TRANSPORTIT CIVIL JETËSOR NDËRKUFITAR
Shtetet Palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shtetet, të cilat kanë pranuar ftesën e Partneritetit për Paqe (PfP), të lëshuar e të nënshkruar nga krerët e shteteve dhe krerët e qeverive të shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në Bruksel, më 10 janar 1994 dhe që kanë nënshkruar Dokumentin Kuadër të Partneritetit për Paqe, të referuar më poshtë individualisht si Pjesëmarrësi dhe bashkërisht si Pjesëmarrësit:
të bindur për ngritjen e Këshillit Euroatlantik të Partneritetit, që siguron kuadrin gjithëpërfshirës për këshillime ndërmjet anëtarëve të tij;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.