Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN EUROPIANE “PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË ARKEOLOGJIKE” (TË RISHIKUAR)

Ligji nr. 9806, datë 17 shtator 2007, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9806
Data e miratimit
17 shtator 2007
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 129, 3 tetor 2007
Hyn në fuqi
18 tetor 2007
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 129, datë 2007-10-03

LIGJ

Nr.9806, datë 17.9.2007

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN EUROPIANE “PËR

MBROJTJEN E TRASHËGIMISË ARKEOLOGJIKE” (TË RISHIKUAR)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë

arkeologjike” (të rishikuar).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekr etin nr. 5466, datë 28.9.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTA EUROPIANE

PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË ARKEOLOGJIKE

(E RISHIKUAR)

Hyrje

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe Shtetet e tjera Palë në Konventën Kulturo re Europiane,

nënshkrues të kësaj:

duke ditur që qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet

anëtarëve të tij me synim, veçanërisht mbrojtjen dhe përmbushjen e idealeve dhe parimeve, të cilat janë

trashëgimia e tyre e përbashkët;

duke pasur parasysh Konventën Kulturore Europiane të nënshkruar në Paris, më 19 dhjetor 1954,

veçanërisht nenet 1 dhe 5 të saj;

duke pasur parasysh Konventën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkitekturore të Europës,

nënshkruar në Granada, më 3 tetor 1958;

duke patur parasysh Konventën Europiane mbi veprat penale në lidhje me pasurinë kulturore,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.