Ligj

PËR KONTRATËN E RIBLERJES SË TITUJVE

Ligji nr. 9974, datë 28 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9974
Data e miratimit
28 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 128, 4 gusht 2008
Hyn në fuqi
19 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 128, datë 2008-08-04

LIGJ

Nr.9974, datë 28.7.2008

PËR KONTRATËN E RIBLERJES SË TITUJVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

1. Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm për lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të riblerjeve dhe të anasjellta të riblerjeve të titujve në formën e kontratës së riblerjes së titujve, në të cilën të paktën njëra nga palët është e licencuar për të ushtruar veprimtari bankare ose veprimtari financiare jobankare, duke rritur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të zhvillimit të tregjeve financiare në Republikën e Shqipërisë.

2. Ligji synon zhvillimin e mëtejshëm të parimeve të përgjithshme të legjislacionit shqiptar për lidhjen, ekzekutimin dhe zgjidhjen e kontratave, nëpërmjet përcaktimit të kushteve, pasojave dhe procedurave të veçanta të ekzekutimit të detyrueshëm, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve të kontratës së riblerjes së titujve.

Neni 2

Objekti

1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve në kontratën e riblerjes së titujve, si dhe i kushteve për zbatimin e detyrueshëm të tyre si ndërmjet vetë palëve kontraktore, ashtu dhe nga palët e treta.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.