PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9985, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9985
- Data e miratimit
- 8 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 22 shtator 2008
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22
LIGJ
Nr.9985, datë 11.9.2008
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995 “PËR SISTEMIN
ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauni versitar”, të ndryshuar,
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “arsim i detyruar” zëvendësohen me fjalët “arsim bazë”.
Neni 2
Kudo në ligj fjalët “shkollat e mesme të përgjithshme” zëvendës ohen me fjalën
“gjimnaze”.
Neni 3
Në nenin 8, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Të gjithë fëmijët e moshës 6-vjeçare në Republikën e Shqipërisë duhet të fillojnë
arsimin bazë, i cili zgjat jo më pak se 9 vjet.”.
Neni 4
Në nenin 20, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Arsimi bazë është arsimi i detyruar dhe i njësuar.”.
Neni 5
Në nenin 30 pika 30.1, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:
“Afati i këtyre shkollave është 3 vjet.”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5889, datë 17.9.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.