Për shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin “MINURCAT” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore
Ligji nr. 10254, datë 3 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10254
- Data e miratimit
- 3 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 12 mars 2010
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2010-03-12
LIGJ
Nr.10 254, datë 11.3.2010
PËR SHTYRJEN E AFATIT TË QËNDRIMIT TË KOMPANISË SË FORCAVE TË
ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN “MINURCAT” TË
ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE NË
REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE
Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë në misionin “MINURCAT” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e
Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore deri më 30 qershor 2010.
Neni 2
Misioni i autorizuar i kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të
jetë i njëjtë me misionin që kompania ka aktualisht, sigurimi dhe ruajtja e Shtabit të Organizatës së
Kombeve të Bashkuara në N’Djamena, kryeqytet i Republikës së Çadit.
Neni 3
Ushtarakët që do të marrin pjesë, në vazhdim, në misionin “MINURCAT” të OKB -së, për
ditët e qëndrimit në këtë mision do të marrin, veç pagës mujore, edhe një shpërblim ditor, për
vështirësi shërbimi, në masë të barabartë me shpërblimin ditor të ushtarakëve që marrin pjesë
aktualisht në këtë mision.
Neni 4
Shpenzimet për pjesëmarrjen e kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.