Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar

Ligji nr. 10219, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10219
Data e miratimit
4 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 25 shkurt 2010
Hyn në fuqi
12 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2010-02-25

LIGJ

Nr.10 219, datë 4.2.2010

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN,

URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e

ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:

1. Në paragrafin e parë shkronja “dh” riformulohet si më poshtë:

“dh) për pjesën e sipërfaqes mbi 500 m2, sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të

pronësisë”.

2. Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d” të

paragrafit të parë të këtij neni mund të paguajë me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës

së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha”.

Neni 2

Në nenin 20, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të

paragrafit të parë të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës

së parcelës ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha”.

Neni 3

Në nenin 21 bëhet ky ndryshim:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.