Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për përgjegjësinë civile për dëmet e shkaktuara nga ndotja nga karburanti i depozitave, 2001
Ligji nr. 10224, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10224
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 25 shkurt 2010
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2010-02-25
LIGJ
Nr.10 224, datë 4.2.2010
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
NDËRKOMBËTARE PËR PËRGJEGJËSINË CIVILE PËR DËMET E SHKAKTUARA
NGA NDOTJA NGA KARBURANTI I DEPOZITAVE, 2001
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare për përgjegjësinë civile për
dëmet e shkaktuara nga ndotja nga karburanti i depozitave, 2001, sipas tekstit, që i bashkëlidhet
këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6425, datë 16.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
KONVENTA NDËRKOMBËTARE MBI PËRGJEGJËSINË CIVILE PËR DËMET NGA
NDOTJA E SHKAKTUAR NGA KARBURANTI I DEPOZITAVE, 2001
(Londër, 23 mars 2001)
(Ende jo në fuqi)
ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE DETARE IMOE
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE E VITIT 2001 MBI PËRGJEGJËSINË DHE
DËMSHPËRBLIMET PËR DËMET E SHKAKTUARA NGA KARBURANTI I DEPOZITAVE
LEG/CONF. 12/19
27 mars 2001
Origjinali në:
ANGLISHT
Pika 8 e programit
MIRATIMI I AKTIT PËRFUNDIMTAR DHE ÇDO INSTRUMENTI, REKOMANDIMI DHE
REZOLUTE QË RRJEDH NGA PUNIMET E KONFERENCËS
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.