Ligj

Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar

Ligji nr. 10226, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10226
Data e miratimit
4 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 25 shkurt 2010
Hyn në fuqi
12 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2010-02-25

LIGJ

Nr.10 226, datë 4.2.2010

PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7651, DATË 21.12.1992 “PËR

FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar,

bëhen shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pas shkronjës “g” shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje:

“gj) 8 dhjetori – Dita Kombëtare e Rinisë”.

2. Paragrafi i fundit shfuqizohet.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6427, datë 16.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.