Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8366, datë 2.7.1998 “Për shërbimin gjeologjik shqiptar (SHGJSH)”, të ndryshuar
Ligji nr. 10227, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10227
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 25 shkurt 2010
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2010-02-25
LIGJ
Nr.10 227, datë 4.2.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8366, DATË 2.7.1998 “PËR
SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8366, datë 2.7.1998 “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH)”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1 fjalët “me përjashtim të Shërbimit Gjeologjik të Naftës dhe Gazit”
shfuqizohen.
Neni 2
Në nenin 6 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo fjala “Studimet” zëvendësohet me fjalët “Vrojtimet, shërbimet, përgjithësimet
dhe monitorimet”.
2. Në paragrafin e dytë, fjalët “gjeofizike e gjeokimike të çdo shkalle” zëvendësohen me
fjalët “gjeofizike, gjeokimike, përfshirë sizmikën e cekët (inxhinierike), elektrometrinë,
magnetometrinë, gravimetrinë, radiometrinë, matjet e emisioneve të radonit në tokë, ujë, ajër, si
dhe në mjediset e brendshme, të çdo lloji e shkalle”.
3. Në pa ragrafin e tretë, pas fjalëve “materialeve industriale” shtohet fjala
“hidrokarbureve”.
4. Në fund të nenit shtohet një fjali me këtë përmbajtje:
“Promovimi i perspektivës së mineraleve të dobishme.”.
Neni 3
Në nenin 7 fjalia e fundit, pas fjalëve “për naftën dhe gazin” shtohen fjalët “si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.