Ligj

PËR BANKËN E SHTETIT SHQIPTAR

Ligji nr. 7377, datë 8 maj 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7377
Data e miratimit
8 maj 1990
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 14 maj 1990
Hyn në fuqi
1 janar 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1990-05-14

LIGJ

Nr.7377, datë 8.5.1990

PËR BANKËN E SHTETIT SHQIPTAR

Me qëllim që Banka e Shtetit Shqiptar të luajë rol aktiv për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen

e efektivitetit të saj nëpërmjet monedhës, kreditit dhe forcimit të disiplinës financiare e të kontrollit

dinamik me anë të lekut.

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Banka e Shtetit Shqiptar si institucion qendror shtetëror, zbaton politikën ekonomike për

zhvillimin dhe forcimin ekonomiko -financiar të ndërmarrjeve, të institucioneve e të kooperativave

bujqëore dhe ushtron kontroll me a në të lekut, për të parandaluar çdo veprim që vjen në kundërshtim

me disiplinën e planit e të financës.

Neni 2

Banka e Shtetit Shqiptar ka këto të drejta e detyra:

a) nxjerr (emeton) monedhën;

b) jep kredi në lekë e në valutë;

c) kryen financimin e investimeve dhe të ndërtimeve themelore dhe ushtron kontroll për

studimin e leverdisshmërisë së tyre në bazë të dokumentacionit të depozituar në bankë;

ç) kryen veprimet e thesarit dhe të arkës për buxhetin e shtetit;

d) kryen veprimet juridike në lidhje me metalet e gurët e çmuar dhe valutat e huaja;

dh) përqendron llogaritë e pagesave e të arkëtimeve të ndërmarr jeve, institucioneve e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.