PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7386, datë 8 maj 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7386
- Data e miratimit
- 8 maj 1990
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 14 maj 1990
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 1990
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1990-05-14
LIGJ
Nr.7386, datë 8.5.1990
PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS
POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në Kodin e Procedurës Penale të RPSSH, bëhen këto ndryshime:
Neni 9 ndryshohet si vijon:
“Mbrojtësi është personi i caktuar që ka për detyrë të ndihmojë të pandehurin në mbrojtjen e të
drejtave dhe të interesave të ligjshne.
Mbrojtës mund të jenë:
Avokati, bashkëshorti i të pandehurit, si dhe gjinia e afërt i tij”.
Neni 2
Pas nenit 9 shtohet neni 9/a me këtë përmbajtje:
“Avokati merr pjesë në hetuesi që nga njoftimi i akuzës së të p endehurit, si dhe në të gjitha
fazat e shqyrtimit gjyqësor të çështjes.
Mbrojtësit e tjerë marrin pjesë vetëm në fazat e shqyrtimit gjyqësor”.
Neni 3
Neni 10 ndryshohet si vijon:
“Pjesëmarrja e avokatit është e detyrueshme, kur:
A) i pandehuri është i mitur.
B) i pandehuri, për shkak të të metave fizike a psikike, nuk mund të realizojë vetë të drejtën e
mbrojtjes.
Në këto raste heqja dorë nga mbrojtja është e pavlefshme”.
Neni 4
Në nenin 14, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Avokati ka, gjithashtu të drejtë të takohet me të pandehurin, të njihet me të gjitha materialet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.