Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.6070, DATË 25.12.1979 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”

Ligji nr. 7385, datë 8 maj 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7385
Data e miratimit
8 maj 1990
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 14 maj 1990
Hyn në fuqi
1 nëntor 1990
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1990-05-14

LIGJ

Nr.7385, datë 8.5.1990

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.6070, DATË 25.12.1979 “PËR KUNDËRVAJTJET

ADMINISTRATIVE”

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.6070, datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet administrative”, bëhen këto ndryshime:

Në nenin 6, paragrafi i tretë shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 8, paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Gjykimi i kundërvajtjes administ rative bëhet nga organet përkatëse të administratës

shtetërore, sipas dispozitave të këtij ligji”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi më 1 nëntor 1990.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT

POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE

SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

SIHAT TOZAJ

KRYETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT

POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE

SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

RAMIZ ALIA

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.