Ligj

PËR GJYKATAT SHOQËRORE

Ligji nr. 7383, datë 8 maj 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7383
Data e miratimit
8 maj 1990
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 14 maj 1990
Hyn në fuqi
1 nëntor 1990
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1990-05-14

LIGJ

Nr.7383, datë 8.5.1990

PËR GJYKATAT SHOQËRORE

Për zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve ndërmjet shtetasve dhe për parandalimin e

veprave penale e të konflikteve gjyqësore

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pranë këshillave popullore të fshatrave, të lagjeve të qyteteve dhe të qyteteve që nuk kanë

lagje, veprojnë gjykatat shoqërore, të cilat shqyrtojnë për të zgjidhur me pajtim çështje për vepra

penale që ndiqen me kërkesën e të dëmtuarit, çështje civile të caktuara dhe mosmarrëveshje të

ndryshme ndërmjet shtetasve.

Neni 2

Gjykatat shoqërore zgjidhen për tre vjetnë mbledhjen e popullit me vota të hapura e me një

numër anëtarësh prej jo më pak se 5 vetë. Në përbërjen e këyre gjykatave marrin pjesë veprimtarë

shoqërorë nga organizatat e masave, që gëzojnë autoritet e besim në popull.

Gjykatat shoqërore i shqyrtojnë çështjet me pjesëmarrjen e jo më pak se 3 anëtarëve të caktuar

nga këshilli popullor i fshatit, i lagjes së qytetit e i qytetit që nuk ka lagje.

Neni 3

Gjykatat shoqërore pranë këshilla ve popullore të fshatrave, të lagjeve të qyteteve dhe të

qyteteve që nuk kanë lagje, shqyrtojnë për të zgjidhur me pajtim çështje lidhur me këto vepra penale të

parashikuara nga Kodi Penal:

1. Plagosjen e lehtë nga pakujdesia (neni 176).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.