PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE
Ligji nr. 7582, datë 13 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 korrik 1993.
- Numri
- 7582
- Data e miratimit
- 13 korrik 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 18 gusht 1992
- Hyn në fuqi
- 18 shtator 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18
LIGJ
Nr.7582, datë 13.7.1992
PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton regjimin juridik të ndërmarrjeve shtetërore të cilat, në përputhje me objektin
e parashikuar në aktin e krijimit të tyre, ushtrojnë veprimtari prodhimi, tregtie, apo shërbimi duke
pasur si qëllim realizimin e fitimit dhe shtimin e pasurisë.
Neni 2
Ndërmarrjet shtetërore janë njësi ekonomike dhe kanë personalitet juridik. Shteti është
zotërues i vetëm i kapitalit të këtyre ndërmarrjeve dhe, për rrjedhojë, ushtron të drejtat e tij si pronar
në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me dispozitat e këtij ligji.
Neni 3
1. Ndërmarrjet shtetërore krijohen me vendim të organeve të administratës shtetërore,
qendrore ose lokale.
2. Ndërmarrjet shtetërore e fitojnë personalitetin juridik pas regjistrimit në gjykatë dhe në
organin financiar të juridiksionit ku kanë qendrën e tyre, sipas rregullave të përgjithshme.
Neni 4
Ndërmarrjet shtetërore mund të krijojnë filiale të cilat kanë personalitet ju ridik dhe ushtrojnë
veprimtarinë e tyre nën kontrollin e ndërmarrjes.
Neni 5
Ndërmarrjet shtetërore, përveç rasteve kur me dispozita të veçanta parashikohet ndryshe, e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 26 korrik 1993 · 7743 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7582, DATË 13.7.1992 "PËR NDERMARRJET SHTETËRORE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.