Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7544, DATË 6.1.1992 "PËR TATIMIN MBI FITIMIN"

Ligji nr. 7587, datë 14 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7587
Data e miratimit
14 korrik 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
23 gusht 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7587, datë 14.7.1992

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7544, DATË 6.1.1992 "PËR TATIMIN MBI

FITIMIN"

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë.29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7544, datë6.1.1992 "Për tatimin mbi fitimin"bëhen këto ndryshime:

Neni 3 ndryshohet si vijon:

"Fitimi i tatueshëm është fitimi vjetor që pasqyrohet në bilancin kontabël. Për efekt të

llogaritjes së fitimit të tatueshëm, normat maksimale të amortizimit, si dhe kufijtë e disa shpenzimeve

që nuk lidhen me procesin e prodhimit, caktohen nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë".

Neni 2

Neni 4 ndryshohet si vijon:

"Fitimi nga veprimtaria ekonomike e personave juridikë vendas, shtetërorë a privatë, tatohet

në masën 30%".

Neni 3

Në nenin 5, fjalët "ndërmarrjeve të përbashkëta" zëvendësohen me fjalët "personave juridikë

me kapital të përbashkët".

Neni 4

Pas nenit 5 shtohet neni 5/a me këtë përmbajtje:

"Disa ndërmarrje të industrisë nxjerrëse të mineraleve dhe të naftës, përveç tatimit mbi fitimin

në masën 30%, derdhin në buxhet në formë rente edhe shumën e fitimit që rezulton si diferencë

ndërmjet kostos individuale, shtuar me një rentabilitet mesatar të degës, dhe çmimi mesatar të shitjes

së produktit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.