PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7548, DATË 8.1.1992 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 7588, datë 15 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 24 shtator 1992.
- Numri
- 7588
- Data e miratimit
- 15 korrik 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 18 gusht 1992
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18
LIGJ
Nr.7588, datë 15.7.1992
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7548, DATË 8.1.1992 "PËR SISTEMIN E
TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7548, datë 8.1.1992 "Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë", të bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 shtohen paragrafët që vijojnë:
"... taksë për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion";
"... taksë për pajisjen me dëshmi aftësie për drejtim automjeti";
"... taksë për shfrytëzimin e lëndës drusore";
"... taksë për fjetjen në hotele të të huajve";
"... taksë për pajisje me pasaportë lundrimi".
Neni 2
Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:
1- "Për taksat lokale" pas shkronjës "b" shtohet një paragarf me këtë përmbajtje:
"Taksat e regjistrimit të personave juridikë a fizikë që paguhen në valutë të lirë derdhen në
llogarinë valutore të Drejtorisë së Tatimeve".
2- "Për taksat nacionale", pas shkronjës "f", shtohen:
"g" për kalimin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë me avion për të udhëtuar në
shtetet e tjera, nga shtetasit e huaj paguhet një taksë prej 10 dollarë USA për çdo kalim dhe për
shtetasit shqiptarë 500 lekë për çdo kalim.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 24 shtator 1992 · 7612 · PËR ANULIMIN E DEKRETIT NR.287, DATË 2.9.1992 "PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7588, DATË 15.7.1992"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.