Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7546, DATË 6.1.1992 "PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7589, datë 15 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7589
Data e miratimit
15 korrik 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
23 gusht 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7589, datë 15.7.1992

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7546, DATË 6.1.1992 "PËR ADMINISTRIMIN E

TATIMEVE E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7546, datë 6.1.1991 në nenin 1, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Organe tatimore janë Drejtoria e tatimeve në Ministrinë e Financave e të Ekonomisë dhe

organet e saj në komuna, bashki e rrethe që varen nga kjo drejtori."

Neni 2

Pas nenit 1 shtohen nenet 1 a dhe 1 b me këto përmbajtje:

Neni 1 a "Pagat, shpenzimet për mbajtjen e administratës tatimore, si dhe shpërblimet e

ndryshme për të, përballohen nga buxheti i shtetit. Për këtë Drejtorisë së Tatimeve i lihen në

dispozicion 0,5 për qind e të ardhurave vjetore të parashikuara në buxhetin e shtetit."

Neni 1 b "Kur të ardhurat totale të buxhetit realizohen në masën 85 për qind e lart, punonjësve

të organeve tatimore u jepet një shpërblim deri në 10 paga mujore në vit. Gjykimi i shpërblimit për

punonjësit e organeve tatimore në komuna, bashki e rrethe, bëhet nga Drejtoria e tatimeve në

Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, ku rse për punonjësit e kësaj drejtorie nga ministri i

Financave dhe Ekonomisë".

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.