PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7502, DATË 25.7.1991 "PËR PARTITË POLITIKE
Ligji nr. 7591, datë 16 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7591
- Data e miratimit
- 16 korrik 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 18 gusht 1992
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18
LIGJ
Nr.7591, datë 16.7.1992
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7502, DATË 25.7.1991 "PËR PARTITË POLITIKE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim të një
grupi prej 30 deputetësh të Par- tisë Demokratike,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në tekstin e nenit pesë shtohet fjalia:
"Ndalohet organizimi dhe veprimtaria e partive e shoqatave politike në ndërmarrje prodhuese
dhe institucione".
Neni 2
Neni 6 pika "b" ndryshohet si vijon:
"Kur qëllimet e veprimtaria e saj kanë karakter antikombëtar, shovinist, racist, totalitarist,
fashist, stalinist, enveristo-komunist dhe marksist-leninist".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.251, datë 17.7.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.