Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7545, DATË 6.1.1992 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT E PERSONAVE FIZIKË NË SEKTORËT PRIVATË TË TREGTISË, ARTIZANATIT E SHËRBIMEVE TË TJERA"

Ligji nr. 7590, datë 16 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7590
Data e miratimit
16 korrik 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
23 gusht 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7590, datë 16.7.1992

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7545, DATË 6.1.1992 "PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT E PERSONAVE FIZIKË NË SEKTORËT PRIVATË TË TREGTISË,

ARTIZANATIT E SHËRBIMEVE TË TJERA"

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7545, datë 6.1.1992, neni 2 ndryshohet si vijon:

"Tatimi llogaritet me tarifa proporcionale mbi të ardhurat që realizohen nga shitja ose nga

kryerja e shërbimeve, si dhe me kuota fikse, dhe derdhen në buxhetin e shtetit".

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

- Shkronja "a" dhe "b" bashkohen dhe ndryshohen si vijon:

a) Tregtarët që shesin prodhime të përpunuara vetë, mallra konsumi industrial e ushqimor si

dhe produkte të tjera të gatshme, 6 për qind të arkëtimeve nga shitja e këtyre mallrave".

- Shkronja "c" bëhet "b" dhe ndryshohet si vijon:

"Artizanët e shërbimeve të tjera publike 4 për qind të të arshurave të realizuara".

- Shkronja "ç" bëhet "c" dhe ndryshohet si vijon:

"Avokatët, mjekët, veterinerët e persona të tjerë fizikë që ushtrojnë profesione të ngjashme me

to, 10 për qind të të ardhurave të realizuara".

- Shtohet shkronja "ç" me këtë përmbajtje:

"ç" Traktoristët, kombajnerët etj. që kryejnë shërbime bujqësore, transporti etj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.