PËR NJË RIFORMULIM TË NENIT 80 TË LIGJIT NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL"
Ligji nr. 7593, datë 29 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7593
- Data e miratimit
- 29 korrik 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 18 gusht 1992
- Hyn në fuqi
- 18 gusht 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18
LIGJ
Nr.7593, datë 29.7.1992
PËR NJË RIFORMULIM TË NENIT 80 TË LIGJIT NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR
ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL"
Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" me propozim të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7573, da të.16.6.1992 "Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal", neni 80 të
riformulohet në këtë mënyrë:
"Numri i vendeve që i takojnë çdo subjekti elektoral caktohet në proporcion me numrin e
votave të vlefshme që ka fituar çdo subjekt. Shpërndarja bëhet duke i dhënë çdo subjekti një numër të
plotë vendesh nëpërmjet rrumbullakosjes nga lart sipas radhës (duke u ni sur nga shifra më e lartë pas
presjes dhjetore).
Vendet e fituara u jepen kandidatëve në bazë të renditjes që kanë në listat e paraqitura nga
subjektet elektorale".
Neni 2
Paragrafi i dytë i nenit 1 të dekretit nr.267, datë 22.7.1992 "Për një shtesë në ligjin nr.7573,
dt.16.6.1992 "Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal" së bashku me formulën përkatëse,
shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.272, datë 30.7.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.