Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.7458, DATË 22.1.1991 "PËR TË DREJTËN E GREVËS"

Ligji nr. 7636, datë 12 nëntor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 maj 1993.

Numri
7636
Data e miratimit
12 nëntor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 janar 1993
Hyn në fuqi
12 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28

LIGJ

Nr.7636, datë 12.11.1992

PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.7458, DATË 22.1.1991 "PËR TË DREJTËN E

GREVËS"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 1, pas paragrafit të tretë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

"Në kuptim të këtij ligji nuk quhet grevë ndërprerja e punës për kërkesat e grupeve të

individëve ose të gjithë kolektivit që nuk kanë të bëjnë me të drejta që burojnë nga marrëdhëniet e

kontratës kolektive të punës".

Neni 2

Në nenin 6 bëhen këto shtesa:

Pas shkronjës "dh" shtohet shkronja "e" dhe "ë" me këtë përmbajtje:

gërma "e"

"Për kërkesa që nuk janë të bazuara në kontratën kolektivetë punës".

gërma "ë"

"Në sistemin e reparteve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes".

Pas paragrafit të fundit shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:

"Greva e filluar në ku ndërshtim me shkronjat "a", "b", "c", "ç", "d", "dh" dhe "e" të këtij neni

është e paligjshme".

"Mosndërprerja e grevës së paligjshme i jep të drejtë punëdhënësit të marrë masat e

parashikuara në nenin 11 të këtij dekreti".

Neni 3

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 maj 1993 · 7711 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7636, DATË 12.11.1992 "PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.7458, DATË 22.1.1991 "PËR TË DREJTËN E GREVËS" DHE PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7673, DATË 17.2.1993 "PËR KONTRATËN KOLEKTIVE TË PUNËS"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.