PËR FLAMURIN, STEMËN, HIMNIN KOMBËTAR, FESTËN KOMBËTARE DHE KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7637, datë 13 nëntor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7637
- Data e miratimit
- 13 nëntor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 28 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28
LIGJ
Nr.7637, datë 13.11.1992
PËR FLAMURIN, STEMËN, HIMNIN KOMBËTAR, FESTËN KOMBËTARE DHE
KRYEQYTETIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", të shtohet si kre më
vete "FLAMURI, STEMA, HIMNI KOMBËTAR, FESTA KOMBËTARE DHE KRYEQYTETI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Neni 2
Flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë
dykrenore të zezë me krahë të hapur, sipas tipit tradicional të këtij shekulli, të vendosur në mes.
Neni 3
Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqiponjë dykrenore të zezë, të vendosur mbi
një shqyt (mburojë) të tipit "variaz" me ngjyrë të kuqe. Mburoja të ketë sipër një vijë të drejtë në
ngjyrë të zezë, që vjen duke u ngushtuar në pjesën e poshtme. Në mburojë ka të shkruar përsipër me
ngjyrë të zezë fjalët: "Republika e Shqipërisë".
Neni 4
Himni Kombëtar është Himni i Flamurit.
Neni 5
Festa Kombëtare është data 28 nëntor 1912.
Neni 6
Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.
Neni 7
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.363, datë 24.11.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.