PËR SHOQËRITË TREGTARE
Ligji nr. 7638, datë 19 nëntor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 korrik 2007.
- Numri
- 7638
- Data e miratimit
- 19 nëntor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 8, 20 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 1 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1993-01-20
LIGJ
Nr.7638, datë 19.11.1992
PËR SHOQËRITË TREGTARE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizimi i shoqërisë
Shoqëria themelohet nga dy a më shumë persona, që merren vesh nëpërmjet një kontrate
për të destinuar në një sipërmarrje të përbashkët pasuritë ose shërbimet e tyre, me qëllim që të
ndajnë fitimin ose të përfitojnë nga të ardhurat që rrjedhin prej saj.
Ortakët marrin përsipër të paguajnë pjesën që u takon në humbjet.
Në rastet e parashikuara me ligj ajo mund të themelohet edhe nëpërmjet aktit të vullnetit
të shprehur nga një person i vetëm.
Neni 2
Karakteri tregtar
Karakteri tregtar i një shoqërie përcaktohet nga forma ose objekti i saj.
Shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe
shoqëritë anonime janë tregtare për shkak të formës së tyre, pavarësisht se çfarë objekti kanë.
Neni 3
Statuti
Statuti i shoqërisë cakton formën, kohëzgjatjen, emërtimin, objektin dhe shumën e
kapitalit themeltar.
Neni 4
Selia
Shoqëritë, selia e të cilave ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, i
nënshtrohen legjislacionit shqiptar.
Të tretët mund të përfitojnë nga selia e caktuar në statut,por shoqëria duhet t'ia njohë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 21 qershor 1995 · 7953 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”
- 28 mars 1996 · 8108 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7953, DATË 21.6.1995
- 7 qershor 2007 · 9751 · ËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
- 19 korrik 2007 · 9787 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7638, DATË 19.11.1992 “PËR SHOQËRITË TREGTARE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.