Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7552, DATË 22.1.1992 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4976, DATË 29.6.1972 "PËR PENSIONET E ANËTARËVE TË KOOPERATIVAVE BUJQËSORE"

Ligji nr. 7642, datë 1 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7642
Data e miratimit
1 dhjetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 janar 1993
Hyn në fuqi
12 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28

LIGJ

Nr.7642, datë 1.12.1992

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7552, DATË 22.1.1992 "PËR DISA NDRYSHIME NË

LIGJIN NR.4976, DATË 29.6.1972 "PËR PENSIONET E ANËTARËVE TË

KOOPERATIVAVE BUJQËSORE"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7552, datë 22.1.1992 "Për disa ndryshime në ligjin nr.4976, datë 29.6.1972 "Për

pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore", neni 5 ndryshohet si vijon:

"Pensioni minimal i ish -anëtarëve të kooperativave bujqësore fushore e kodrinore qëndron në

nivelin e pensionit minimal, që ata merrnin deri në datën 31.10.1992.

Pensioni i ish- anëtarëve të kooperativave bujqësore malore që ban ojnë në këto zona rritet 10

për qind në krahasim me pensionin që ata merrni deri në datën 31.10.1992.

Me krijimin e mundësive financiare Këshilli i Ministrave vendos rritjen e pensioneve të

pleqërisë dhe invaliditetit të ish- anëtarëve të kooperativave bujqësore".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.388, datë 9.12.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.