PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7516, DATË 7.10.1991 "PËR SINDIKATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 7640, datë 1 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7640
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 12 shkurt 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28
LIGJ
Nr.7640, datë 11.12.1992
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7516, DATË 7.10.1991 "PËR SINDIKATAT NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 1 ndryshoeht si vijon:
"Sindikatat janë organizata shoqërore të pavarura që krijohen si bashkime vullnetare të
punonjësve, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe e interesave
ekonomike, profesionale e sociale të anëtarëve të tyre.
Organizimi dhe veprimtaria e sindikatave është e lirë dhe e garantuar me ligj".
Neni 2
Pas nenit 1 shtohet neni 1/a me këtë përmbajtje:
"Sindikatat janë organiza ta shoqërore të pavarura nga punëdhënësi, administrata shtetërore
dhe partitë politike.
Në veprimtarinë e tyre ato udhëhiqen nga vullneti i lirë i anëtarëve, duke u mbështetur në
Kushtetutë, ligjet, statutin dhe programin e tyre.
Sindikatat janë të detyrua ra të respektojnë rendin juridik. Ato nuk merren me veprimtari
politike".
Neni 3
Pas nenit 3 shtohet neni 3/a me këtë përmbajtje:
"Mënyra e krijimit, funksionimit dhe e shpërndarjes së sindikatave parashikohet në statutin që
miratohet nga anëtarët e tyre".
Neni 4
Pas nenit 3/a shtohet neni 3/b me këtë përmbajtje:
"Në statutin e sindikatës duhet të parashikohet:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.