Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror
Ligji nr. 7643, datë 2 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 prill 2020.
- Numri
- 7643
- Data e miratimit
- 2 dhjetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 31 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1992-12-31
LIGJ
Nr.7643, datë 2.12.1992
PËR INSPEKTORATIN SANITAR SHTETËROR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REEPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
ORGANIZIMI
Neni 1
Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së Mjedisit organizohet dhe funksionon
Inspektorati Sanitar Shtetëror si organi më i lartë i kontrollit sanitar.
Inspektorati përbëhet nga kryeinspektori sanitar shtetëror i Republikës dhe inspektorët.
Neni 2
Në rrethe organizohet dhe funksionion Inspektorati Sanitar Shtetëror i rrethit, i cili përbëhet
nga kryeinspektori sanitar shtetëror dhe inspektorët e ndihmësinspektorët e rrethit.
Neni 3
Kryeinspektorët, inspek torët dhe ndihmësinspektorët që punojnë në organet e Inspektoratit
Sanitar Shtetëror, janë persona të specializuar.
Neni 4
Struktura e Inspektoratit Sanitar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së
Mjedisit dhe në rrethe, si dhe kompetencat për emërimin e kryeinspekt orëve, inspektorëve dhe
ndihmësinspektorëve, miratohen nga ministri i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.
E gjithë veprimtaria e Inspektoratit Sanitar Shtetëror në qendër e rrethe drejtohet nga
kryeinspektori sanitar shtetëror i Republikës.
Neni 5
Drejtoria e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, e mbështetur nga Instituti i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 8 mars 1995 · 7904 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7643, DATË 2.12.1992 “PËR INSPEKTORATIN SANITAR SHTETËROR”
- 6 nëntor 2006 · 9635 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7643, datë 2.12.1992 “Për Inspektoratin Sanitar Shtetëror"
- 14 shkurt 2013 · 45/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, të ndryshuar
- 30 prill 2020 · 54/2020 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.