Për Policinë e Ndërtimit
Ligji nr. 7752, datë 28 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7752
- Data e miratimit
- 28 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 18 nëntor 1993
- Hyn në fuqi
- 3 dhjetor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1993-11-18
LIGJ
Nr.7752, datë 28.3.1993
PËR POLICINË E NDËRTIMIT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Krijohet Policia e Ndërtimit, si organ ekzekutiv i armatosur dhe i specializuar për kontrollin e
zbatimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit dhe të urbanistikës.
Neni 2
Policia e Ndërtimit varet nga ministri i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit.
Ajo përbëhet nga Drejtoria e Policisë së Ndërtimit dhe degët e saj në rrethe, të cilat zbatojnë
vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Rrethit.
KREU II
TË DREJTAT E POLICISË SË NDËRTIMIT
Neni 4
Policia e Ndërtimit ka të drejtë të kontrollojë:
1. Licensat e personelit teknik të punimeve ndërtimore;
2. Dokumentacionin teknik të objektit për:
- ligjshmërinë e projektzbatimit;
- çertefikatat e kontrollit të materialeve;
- çertefikatën e kolaudimit;
- lejen e shfrytëzimit të ndërtimit;
3. Hartimin dhe zbatimin e projektit në përputhje me kushtet teknike të projektimit dhe
zbatimit;
4. Zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjen në punë;
5. Shenjat e prodhimit të elementëve të parafabrikuar që përdoren në ndërtim;
6. Depozitimin në vendin e caktuar dhe largimin e mbeturinave ndërtimore nga objekti që
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.