PËR NJË SHTOJCË NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
Ligji nr. 7692, datë 31 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7692
- Data e miratimit
- 31 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 15 prill 1993
- Hyn në fuqi
- 30 prill 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1993-04-15
LIGJ
Nr.7692, datë 31.3.1993
PËR NJË SHTOJCË NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE
KUSHTETUESE"
Në mbështetje të neneve 16 dhe 43, të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Presidentit të Republikës,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Duke marrë parasysh se, gjatë diktaturës së egër e tejet çnjerëzore 46 -vjeçare të partisë-shtet
në Shqipëri janë shkelur e mohuar, nëpërmjet terrorit shtetëror, të drejtat civile e politike, ekonomike,
sociale e kulturore, si edhe liritë më themelore të njeriut;
Duke marrë parasysh se respektimi dhe gëzimi i gjithanshëm i këtyre të drejtave e lirive
përbën një nga aspiratat më të larta të popullit shqiptar dhe një nga parakushtet e domosdoshme për
garantimin e lirisë, drejtësisë sociale dhe përparimit demokratik të shoqërisë sonë,
VENDOS I:
Në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", të shtohet një kre më
vete me përmbajtjen që vijon:
"Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut"
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut sanksionohen e garantohen sipas këtyre dispozitave:
Neni 1
E drejta për jetën
- E drejta e çdo njeriu për të jetuar mbrohet me ligj.
- Askujt nuk mund t'i hiqet jeta, përveç se në ekzekutim të një vendimi gjyqësor për një krim
tejet të rëndë, të kryer me dashje për të cilin dënimi me vdekje është parashikuar me ligj.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.