PËR URBANISTIKËN
Ligji nr. 7693, datë 6 prill 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 7 tetor 1997.
- Numri
- 7693
- Data e miratimit
- 6 prill 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 18 maj 1993
- Hyn në fuqi
- 2 qershor 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1993-05-18
LIGJ
Nr.7693, datë 6.4.1993
PËR URBANISTIKËN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Urbanistika në kuptimin e këtij ligji, shpreh dhe përcakton rregullat e përgjithshme të
vendosjes dhe arkitekturës së ndërtimeve në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç tokave
bujqësore. Në përcaktimin e këtyre rregullave mbahen parasysh zhvillimi ekonomik e social i vendit,
aktual e perspektiv, në nivel kombëtar e lokal, mbrojtja e vendit, mjedisit e natyrës, ruajtja dhe vënia
në pah e vlerave urbanistike-arkitektonike, monumentale e arkeologjike.
Neni 2
Organet e pushtetit lokal janë administruese të territorit nën juridiksionin e tyre në përputhje
me kompetencat e përcaktuara me ligj. Me qëllim që të përmirësohet skema jetësore, të administrohet
toka me kursim, të sigurohet mbrojtja e mjedisit dhe të ruhet ekuilibri midis popullsisë që banon në
zonat qytetare dhe fshatare, organet e pushtetit lokal harmonizojnë vendimet e tyre për përdorimin e
tokës, duke respektuar reciprokisht autonominë e tyre.
Neni 3
Të gjitha ndërtimet bëhen në bazë të master plan eve, planeve rregulluese të përgjithshme,
studimeve urbanistike pjesore, planimetrive të shesheve të ndërtimit bashkë me kondicionet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 tetor 1995 · 8015 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7693, DATË 26.4.1993 “PËR URBANISTIKËN”
- 7 tetor 1997 · 8249 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7693, DATË 6.4.1993 "PËR URBANISTIKËN"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.