PËR SHËRBIMIN E ROJAVE CIVILE
Ligji nr. 7696, datë 7 prill 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 13 shtator 1995.
- Numri
- 7696
- Data e miratimit
- 7 prill 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 18 maj 1993
- Hyn në fuqi
- 18 maj 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1993-05-18
LIGJ
Nr.7696, datë 7.4.1993
PËR SHËRBIMIN E ROJAVE CIVILE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë krijohet shërbimi i rojave civile.
Neni 2
Shërbimi i rojave civile ka për detyrë ruajtjen e objekteve në pronësi ose në përdorim të
personave juridikë a fizikë, shqiptarë a të huaj, ruajtjen e rendit në këto objek te dhe sigurimin e jetës
së personelit e të vlerave pasurore të tyre gjatë lëvizjeve.
Neni 3
Shërbimi i rojave civile organizohet nga firma private të krijuara posaçërisht për këtë qëllim,
të pajisur me licencë nga organet e rendit publik, që veprojnë vetëm në njësi të caktuara administrative
territoriale. Ai kryhet edhe nga persona privatë, pa bërë pjesë në firmë, të pajisur me licencë nga
organet e rendit publik.
Neni 4
Numri i efektivit të rojave civile që punëson një firmë, përcaktohet në marrëveshje me organet
e rendit publik, por gjithnjë më pak se 5 për qind e gjithë efektivit të policisë së rendit të njësisë
administrative ku vepron.
Firma e shërbimit të rojave civile i përzgjedh vetë ata që duan të punojnë si roja civile dhe ua
kalon për miratim organeve të rendit publik për dhënien e lejes (licencës) së ushtrimit të profesionit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 shtator 1995 · 7985 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7696, DATË 7.4.1993 “PËR SHËRBIMIN E ROJAVE CIVILE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.