Ligj

PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Ligji nr. 7697, datë 7 prill 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 28 tetor 2004.

Numri
7697
Data e miratimit
7 prill 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 18 maj 1993
Hyn në fuqi
2 qershor 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1993-05-18

LIGJ

Nr.7697, datë 7.4.1993

PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

Neni 1

Kundërvajtja administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore të nxjerra

nga organet shtetërore kompetente e kryer me veprim ose mosveprim dhe për të cilën parashikohet një

dënim administrativ.

Neni 2

Kanë përgjegjësi për kundravajtjet administrative personat e përgjegjshëm që kanë mbushur

moshën 14 vjeç.

Neni 3

Shkeljet që përbëjnë kundravajtje administrative parashikohen me ligj.

Kanë të drejtë të nxjerrin akte që parashikojnë kundravajtje administrative edhe këshillat e

bashkive e të komunave për shkelje që kanë lidhje me drejtimin e punëve publike në njësitë territoriale

përkatëse dhe që nuk janë parashikuar si të tilla në ligje të veçanta.

Neni 4

Për kundravajtjet administrative jepen këto dënime:

a) gjobë;

b) heqje lirie deri në 30 ditë.

Dënimi me heqje lirie jepet vetëm kur ligji ngarkon gjykatën si organ për shqyrtimin e

kundërvajtjes.

Këto dënime administrative, në vartësi nga lloji i kundërvajtjes, shoqërohen edhe me masa

administrative parandaluese të parashikuara në ligj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 prill 1994 · 7813 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”
  2. 15 janar 1998 · 8277 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”
  3. 6 maj 1998 · 8343 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 "PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7813, DATË 14.4.1995 DHE LIGJIN NR.8016, DATË 25.10.1995
  4. 24 korrik 2003 · 9119 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7697, DATË 7.4.1993 "PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7813, DATË 14.4.1994, LIGJIN NR.7927, DATË 24.4.1995 DHE LIGJIN NR. 8343, DATË 6.5.1998
  5. 28 tetor 2004 · 9302 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE”, I NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.